Ëndrra për të ka qenë gjithnjë shpejtësia, dhe në 2019, ajo u bë e para femër në vendin e saj që mori një patentë motoçiklete. Quhet Dania Akil dhe u bë e para grua nga Arabia Saudite që fitoi një garë ndërkombëtare, titullin botëror në kros-kaunti. Që nga 1 janari, ajo është bërë sauditja e parë që merr pjesë në garën e famshme të shkretëtirës në Dakar. Në Arabinë Saudite, Relli i Dakarit ka nisur që vjet, ndërsa Dania fillimisht donte një garë shpejtësie, por pasi pësoi një dëmtim dhe u riaftësua në shtëpi, nuk mundi ta gjente një garë të tillë.
“Do të jem e lumtur që të ndihmoj imazhin e Arabisë Saudite në botë, – thotë vajza, – por, së pari dua të marr pjesë sepse më pëlqen që ta bëj”. Dania është e veçantë sepse nuk vesh një shami në kokë dhe thotë se “nëse do të bëhem me djalë, do ta mësoj që të rritet duke respektuar femrat si të barabarta me veten, dhe që ato do të bëjnë atë gjë që duan”.
Sfidanti.al