Kapelo: Interi i Inzagit është favorit për titullin në Itali!

Trajneri i njohur që ka fituar shumë me Milanin, Juven dhe Realin, nuk ka dyshime për mënyrën sesi do të jetë konkurrenca në Serinë A. Pas një faze të para ku Interi nisi një sprint javët e fundit dhe iu shkëput disi rivalëve, Fabio Kapelo parashikon që skuadra e trajnerit Simone Inzagi është favorite për të mbrojtur triumfin e vjetshëm. “Interi mbetet më i forti, – thotë ai, – Milanit i duhet një mbrojtës, ndërsa Juventusit i duhet një sulmues. Do të duhet që rivalët të sforcohen shumë për të arritur Inzagin”. Duke folur për lojtarët që nuk duan të vaksinohen, Kapelo thotë se klubet duhet t’u presin rrogën.

Sfidanti.al