Kimih dhe De Ligt e quajnë lojën e Bajernit “të papranueshme”!

I pari cilësohet si kapiteni i ardhshëm dhe është nga ata që vazhdimisht e thotë mendimin e tij. Xhoshua Kimih ishte tepër i shqetësuar pas barazimit që Bajerni arriti me Hofenhajmin në “Alianc Arenë”. “Paraqitja jonë ishte e papranueshme, – tha mesfushori, – pas humbjes 0-3 në mesjavë mendohej që do të reagonim, por kjo nuk ndodhi. Nuk mund ta shpjegoj. Ne luajtëm pa energji”. Edhe mbrojtësi holandez, Matijs De Ligt, ishte në të njëjtën “linjë”. “Loja jonë ishte e papranueshme”, – tha ai.

Sfidanti.al