Sakramento fiton ndeshjen e parë të plej ofit në 17 vjet!

U desh të kishin përballë kampionët në fuqi që patën fatin e keq të ndesheshin me këtë kundërshtar pikërisht tani. Sakramento Kings është një nga ekipet modeste të NBA-së, dhe kishte 17 vite që nuk fitonte asnjë ndeshje në plej of. Sidoqoftë, “mbretërit” ia dolën 126-123 në fushën e tyre ndaj Golden Stejtit, falë edhe 38 pikëve të De’Aron Foksit. Domantas Sabonis shtoi 12 pikë dhe 16 topa në tabela, ndërsa Stef Kërri shënoi 30 pikë për kampionët duke mos realizuar dot tripikëshin në fund që do të kishte barazuar sfidën.

Sfidanti.al