Reali paska fituar 44 milionë euro vetëm në gjysmën e sezonit!

Ky edicion ndoshta do të thyejë rekorde dhe është diçka e madhe edhe për një klub kaq të fuqishëm. Mediat spanjolle njoftojnë se Reali ka regjistruar fitim prej 44 milionë eurosh vetëm në “semestrin” e parë në sezon, falë biznesit më të mirë, transferimeve të lojtarëve dhe rregullimit me pagat. Kjo është ndihmuar edhe nga afrimi i përfundimit të punimeve në “Bernabeu”, që ka sjellë rritje të të ardhurave deri në 127 milionë euro. Fitime edhe nga Superkupa e Spanjës, Kupa e Botës për Klubet dhe Championsi.

Sfidanti.al