Guardiola: Dua që Halandi t’i thyejë të gjithë rekordet!

Nuk ka ndërmend të ndalet në asnjë mënyrë. Erling Halandi vazhdoi formën e tij të shkëlqyer këtë sezon duke shënuar edhe dy gola të tjerë e duke barazuar Mohamed Salahun në Premier Ligë. Në fitoren 3-1 të Mançester Sitit ndaj Leisterit, Halandi mbërriti në vetëm dy gola larg rekordit absolut të Premier Ligës, mbajtur nga legjendat e viteve 90-të. Trajneri Pep Guardiola është optimist. “Unë dua që ai të thyejë të gjithë rekordet e mundshme. Kjo do të thotë se dua që ai të shënojë sa më shumë gola dhe kjo gjë do të na ndihmojë. Gjithsesi, mendoj se ai dëshiron së pari që të fitojë tituj me ekipin, dhe ne po luftojmë për t’i fituar. Gjithsesi, Erlingu po bën diçka të madhe. Duhen edhe shumë ndeshje deri në fund, dhe ai është pranë thyerjes së gjithë rekordeve”.

Sfidanti.al