Kielini “ i dashuruar” : Ronaldo ma ka thyer shpesh zemrën…

Kristiano Ronaldo dhe Xhorxho Kielini tani janë kolegë te Juventusi në këtë sezon, por mes tyre, më parë, nuk ka pasur ndonjë dashuri të madhe, madje mund të thuhet se ka patur urrejtje! Dihet se në shumë përballje të Lidhjes së Kampioneve (LK) gjatë sezoneve të fundit të saj, Reali dhe Ronaldo kanë dalë fitues, kështu që Kielini e sheh këtë nga këndvështrimi i tij.
“Është e vërtetë se Kristiano ma ka thyer zemrën disa herë. Ai ka shënuar kundër nesh shumë gola në LK. Ai ma ka thyer zemrën në Kardif, Madrid dhe Torino. Sidoqoftë, para ardhjes së tij te Juventusi, triumfi në LK ka qenë ëndërr, por tani që ai ka ardhur te neve, kjo ëndërr do të mund të bëhet realitet, sepse ai është futbollisti më i mirë në botë dhe ai vetë do që ta fitojë përsëri LK-në”, deklaroi Kielini.
Sfidanti.al