Përgjigje e Albës për krahasimin mes Mesit dhe Vinisiusit: “Hajde, natën e mirë”!

Futbollisti i Barcelonës, Zhordi Alba, dha një përgjigje të paparë, kur dikush nga gazetarët i bëri atij një pyetje që më shumë e nervozoi sesa e bëri për të qeshur. Duke qenë se futbollisti i ri brazilian zhvilloi një ndeshje shumë të mirë në kuadrin e Kupës së Mbretit, gazetarë nga Madridi i kërkuan atij (Albës) që të bënte krahasimin mes Vinisiusit dhe Mesit që para pak ditësh kyri në histori, duke shënuar golin e tij të 400-të në La Liga.
Në fakt, kur ia bën këtë pyetje, Zhordi Alba mendoi se bëhej fjalë për ndonjë kamerë të fshehtë, por, kur e kuptoj se pyetja ishte bërë me seriozitet, ai tha: “Çfarë! Hajde, natën e mirë!” dhe iku menjëherë, duke iu lënë të kuptohet të pranishmëve se pyetje të tilla janë absurditete.
Sfidanti.al