Trajneri i ri i përkohshëm i Manëèester Junajtjdit, Ole Solskjer, për herë të parë, qëkur u ul në stolin e drejtimit të “djajve të kuq”, kritikoi taktikën e ish-trainerit Zhoze Murinjo. Në një intërvistë të fundit ai shprehu pakënaqësinë ndaj mënyrës sesi trajneri portugez e drejtonte ekipin.
“Junajtidi duhet të luajë futboll sulmues dhe jo ta organizojë lojën, duke dhënë pasime mbrapa”, tha, midis të tjerave, Solskejeri.
Në gjashtë ndeshje që ka zhvilluar nën drejtimin e Solskjerit, Junajtidi ka shënuar 17 gola dhe vetëm në ndeshjen e fundit kundër Totenhemit (0-1) ai shënoi vetëm një gol. Në fakt, duhet të vihet në dukje se Junajtidi atë ditë ishte me fat, se ishte portieri De Gea që ia dha fitoren me ato pritjet e tij shkëlqyera.
Sfidanti.al