Çfarë mamaje? Serena Uliams mbaron punë brenda 50 minutash..

Tenistja më e suksesshme në botë, Serena Uilimas, bëri një kthim fantastik mbas dy vitesh në turneun e parë të rëndësishëm Grand Slam të këtij viti, Australia Open. Kjo teniste amerikane në raundin e parë në Melburn mundi me lehtësinë më të madhe 2-0 (6-0, 6-2) tenisten gjermane Tatjana Maria.
Për Serenën kjo ishte ndeshja e parë në arenën “Rod Lejver” që nga finalja kundër motrës së saj, Venus, më 2017. Vitin e kaluar, ajo nuk mori pjesë në këtë turne, për shkak se do të bëhej mama.
Serena nuk harxhoi më shumë se 50 minuta në ndeshjen e raundit të parë kundër tenistes gjermane të lartpërmendur. Në raundin e dytë Serena do të ketë përballë tenisten Euzheni Bushar që në raundin e parë mundi 2-0 kinezen Shuaj Peng.
Pa asnjë problem e kaluan raundin e parë tenistet Plishkova, Potapova, Kiz, Sevastova dhe Mugurizi, por u eliminuan tenistja nr.10 në botë, Darja Kasatkina, nga Tima Baçinski dhe ish-tenistja nr.1 në botë Viktoria Azarenko që humbi ndaj Lora Zigmundit.
Sfidanti.al