Dortmundi në aksion: Siguron një mbrojtës të talentuar argjentinas

Borusia e Dortmundit që kryeson Bundesligën gjermane, siguroi shërbimet e një mbrojtësi të ri mjaft të talentuar nga Argjentina.
Klubi i “milionerëve” arriti të marrë firmën e tinejxherit 19-vjeçar Leonardo Belerdi që në “Signal Idina Park” do të vijë nga klubi gjigant argjentinas, Boka Juniors, që, si rezultat i këtij transferimi, do të arkëtojë 15 milionë euro.
Belerdi është një lojtar që ka dalë nga shkolla e futbollit të Bokës dhe ai u përfshi në ekipin e parë vitin e kaluar. Presupozohet se Belerdi te Dortmundi do të luajë në vend të mbrojtësit Manuel Akanxhi që momentalisht është “aut”, për shkak të një dëmtimi.
Sfidanti.al