Dihet prej kohësh se Ajaksi i Amsterdamit ka një nga shkollat më të mira të futbollit në botë, nga e cila ka marrë shumë edhe shkolla e famshme e futbollit të Barcelonës, “La Masia”, themelet e së cilës i ka hedhur legjenda holandeze e futbollit, Johan Krojf.
Momentalisht, Ajaksi ka dy “perla”, në kërkim të të cilave është vënë e gjithë Evropa; Frenki de Jong dhe Matie De Ligt. Parashikohet se klubi i njohur holandez nga shitja e tyre do të fitojë mbi 150 milionë euro, ndërkohë që në horizont është shfaqur një ylli sensacional i ri që shënon gola të tipit Maradona.
Ky futbollist i ri quhet Princ Aning, është 19 vjeç dhe në ndeshjen e fundit kundër Herevenit shënoi një gol që do të mbahet mend gjatë: e mori topin përtej gjysmës së fushës, vrapoi me shpejtësi, dribloi kush i doli para dhe shënoi gol me një lehtësi të habitshme.
Dhe më e bukura është se ai luan si mbrojtës i majtë!
Sfidanti.al