Islam Dudaev për herë të parë në finalen e madhe të Kampionatit Europian për mundjen shqiptare. Gjithçka po ndodh në Bukuresht, atje ku po zhvillohet Europiani i Mundjes, kurse Dudaev në stilin e lirë në peshën deri në 65 kilogram do të jetë në finalen e madhe të shtunën përballë rusit Rasidov. Në kualifikuese, Dudaev ka mundur turkun Toprak, 6-3. Më pas, në 1/8 e finaleve eleminoi rumunin Koman, 8-1. Forma e mirë e Dudaev është e dukshme dhe në raundin çerekfinal kur mundi francezin Erzouev 4-0 dhe më pas në gjysmëfinale azerbajxhanasin Rahimzada 3-1. Tanimë e sigurtë është që Dudaev do të jetë në podiumin e medaljeve. E artë, apo e argjendtë, por do të shënojë të parën medalje për mundjen shqiptare në këtë Europian, ndërsa kështu do të mund të sigurojë dhe normën e kualifikimit për në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Kjo pas Zelimkan Abakarov, i cili do të konkurrojë në peshën deri në 61 kilogram, sikurse dhe Shermen Valiev, kjo në peshën deri në 74 kilogram. E mundja shqiptare tanimë me mundësit e natyralizuar kuqezi ka nisur të rreshtojë medaljet ndërkombëtare duke pretenduar që e tillë të jetë dhe në “Paris 2024”.
sfidanti.al