Sa kushton një biletë në stadiumet europiane?

Sipas një studimi të bërë nga UEFA (“The UEFA European Club Finance and Investment Landscape”) nga viti 2021 deri në 2023 ku janë analizuar çmimet e biletave të 700 klubeve europiane rezultati ka qenë befasues. Për të parë nga afër yje si Mbape, Mesi dhe Nejmar tifozët e Parisit kanë shpenzuar shifra të mëdha eurosh.  Në këtë studim UEFA ka bërë me dije se janë analizuar të ardhurat mesatare për secilin klub nga shitja e biletave ndërkohë që nuk janë marrë parasysh vetëm takimet miqsore. Sa i përket shifrave UEFA ka sqaruar se ka përpiluar klasifikimin, ku ne kemi pasqyruar vetem dhjetë vendet e para, duke nxjerrë një çmim bilete mesatar për secilin stadium dhe gjithashtu edhe mesataren e të ardhurave për secilin klub vetëm nga shitja e biletave.

10) Man.Junajtid: bileta për ndeshje kushton mesatarisht 51 euro, të ardhurat për ndeshje janë: 3,8 mln euro

9) Juventus: bileta për ndeshje kushton mesatarisht 60 euro, të ardhurat për ndeshje janë: 2,2 mln euro

8) Çelsi: bileta për ndeshje kushton mesatarisht 66 euro, të ardhurat për ndeshje janë: 2,5 mln euro

7) Liverpul: bileta për ndeshje kushton mesatarisht 69 euro, të ardhurat për ndeshje janë: 3,7 mln euro

6) B.Mynih: bileta për ndeshje kushton mesatarisht 70 euro, të ardhurat për ndeshje janë: 5,2 mln euro

5) Real Madrid: bileta për ndeshje kushton mesatarisht 83 euro, të ardhurat për ndeshje janë: 4,8 mln euro

4) Arsenal: bileta për ndeshje kushton mesatarisht 83 euro, të ardhurat për ndeshje janë: 4,9 mln euro

3) Barcelona: bileta për ndeshje kushton mesatarisht 91 euro, të ardhurat për ndeshje janë: 7,6 mln euro

2) Totenhem: bileta për ndeshje kushton mesatarisht 92 euro, të ardhurat për ndeshje janë: 5,6 mln euro

1) PSG: bileta për ndeshje kushton mesatarisht 140 euro, të ardhurat për ndeshje janë: 6,6 mln euro

sfidanti.al