Ibra për Ronaldon: Nuk është ndonjë sfidë të luash me Juventusin!

Zllatan Ibrahimoviç “ngriti pluhurin” e radhës, duke bërë komentin e tij për kalimin e Kristiano Ronaldos nga Reali i Madridit për te Juventusi.
“Unë nuk po them se Ronaldo nuk është futbollist i shkëlqyer, por po them se nuk është ndonjë sfidë e madhe të luash me Juventusin. Nuk është sfidë të luash me një nga ekipet më të mirë të botës. Për mua sfidë është të shkosh të luash me një ekip modest dhe ta ngresh atë në një nivel më të lartë. Kjo po është sfidë”, deklaroi Ibra, duke shtuar më tej:
“Sidoqoftë, vajtja e Ronaldos në Itali ishte një transferim i shkëlqyer, sepse, falë tij, Seria A është vënë përsëri në qendër të vëmendjes dhe ajo është shtëpia ime e dytë”.
Sfidanti.al