Sulmuesi argjentinas, Mauro Ikardi, vendosi që, më në fund, të prononcohet mbas fitores së fundit të Interit kundër Rapidit të Vjenës në Ligën e Evropës. Ky lojtar këto kohët e fundit ndodhet në qendër të vëmendjes, për shkak të polemikave me kryesinë, bashkëlojtarët dhe tifozët.
Shumëkush konsideron se në rastin e tij për gjithçka është fajtore gruaja e tij, Vanda Nara, që sulmon si trajnerin Luçiano Spaleti, ashtu edhe bashkëlojtarët e burrit të saj, por këtë të fundit e pyesin atë se përse Mauro nuk po shënon më gola si më parë?
Tanimë dihet se në kulmin e këtyre polemikave Ikardit iu hoq shiriti i kapitenit dhe ai nga inati nuk shkoi në Vjenë që të luante kundër Rapidit, duke thënë se ishte i dëmtuar. Ky futbollist argjentinas, deri tani, nuk ishte prononcuar, por më në fund vendosi që të shkruante në Instragram, duke sjellë një citat të shkrimtarit të njohur amerikan, Mark Tuen:
“Më mirë hesht dhe hiqu si budalla sesa të flasësh dhe të thuash ndonjë gjë, për të cilën më vonë mund të bëhesh pishman”!
Sfidanti.al