Përfaqësuesja turke do të bëhet me trajner të ri, pasi federata turke e futbollit bëri të ditur se trajneri rumun me shumë përvojë, Mirçea Luçesku, nuk është më trajner i kombëtares turke. Mbas bisedimeve kohëgjata, të dyja palët vendosën që ta zgjidhnin para kohe marrëveshjen që, në fakt, do të mbaronte në gusht të këtij viti.
“Ne duam ta falenderojmë Luçeskun për punën që ai ka bërë me ekipin përfaqësues tonë dhe për besimin që ai u dha futbollistëve të rinj. Ne i urojmë atij më të mirën në të ardhmen”, vihet në dukje në njoftimin e federatës turke.
Luçesku (73 vjeç) e mori përsipër përfaqësuesen turke më 2017 dhe e ka drejtuar atë në 17 ndeshje, në të cilat ka arritur vetëm katër fitore dhe gjashtë barazime e shtatë humbje.
Sfidanti.al