Hazar në Madrid, do të thotë rrezik për BBC-në e Realit!

Zinedin Zidan është i vendosur për të marrë Eden Hazarin nga Çelsi, ndërsa mediat deklarojnë se përfundimi me sukses i këtij operacioni do të jetë rrezik të paktën për njërin nga pjesëtarët e treshes së famshme, BBC. Bejl, Benzema dhe Ronaldo mund të mos ishin që të tre së bashku në fushë, pasi sipas mediave trajneri madrilen ka në plan që të përdorë një mesfushë në formë rombi, me Hazarin në “majë” të tij, pra më pranë sulmit.

Kjo do të thotë se sulmuesit do të mbeteshin dy, dhe se skema nuk do t’i përshtatej  asaj me treshen BBC si titullare. Pasi u bënë përllogaritjet, mundësia më e madhe ishe që dyshja e sulmit të ishte Ronaldo-Bejl, me Benzemanë që mund të përfundonte në stol, apo të transferohej. Skema nuk do të ishte më një 4-3-3, por një 4-4-2. Presidenti Florentino Perez ka thënë se Benzema do të luajë me vite tek Reali, por në futboll, ashtu si në politikë premtimet shpesh i merr era.

Sfidanti.al