Te Reali i Madridit do të vijnë dy galaktikas të rinj

Reali, gjatë periudhës verore, do të përpiqet që të sjellë dy lojtarë të Celsit, portierin Tibo Kurtua dhe mesfushorin Eden Azar, për të cilët klubi madridas është gati që të ndajë 150 milionë sterlina. Këta dy futbollistë kanë kohë që përfliten se përforcime eventuale të Realit, sidoqoftë, ndonjë konfirmin zyrtar ende nuk ka. Nëse lojtarët e mësipërm do të bashkohen me ekipin “mbretëror”, atëherë, me siguri, që ky klub do të përforcohet shumë, duke pasur parasysh se pozicioni i portierit është hallka më e dobët në ekipin spanjoll, sepse Navasi ndodhet në një formë që le për të dëshiruar. Është e qartë se në këtë ekip do të ketë ndryshime dhe, me ardhjen e mundshme të Azarit, mesfusha do të forcohet mjaft.

sfidanti.al