Guardiola: “Me këtë formë, Arsenali na shkatërron, s’kemi shans për titull”

Ishte një fitore, por ai e ndjeu sikur të kishte humbur. Pep Guardiola ishte tepër i pakënaqur nga Mançester Siti pavarësisht suksesit në Premier Ligë ndaj Totenhemit. Trajnerit katalanas nuk i pëlqeu aspak fakti që skuadra e tij u ndodh në dizavantazh të dy golave, ndërsa miqtë e mbyllën 2-0 pjesën e parë në stadiumin “Etihad”. Gjithsesi, pas pushimit gjithçka ndryshoi dhe kampionët e Anglisë e përmbysën rezultatin në 4-2 duke marrë tri pikë tepër të rëndësishme në garën për titull. Sidoqoftë, Guardiola pati kritika të forta për lojtarët e tij, madje edhe për tifozët.

Ai tha se Siti nuk ka asnjë shans të mbrojë titullin me këtë nivel loje, dhe se Arsenali mund ta shkatërrojë ekipin e tij për momentin. Pep kërkoi më shumë përkrahje nga publiku në stadium dhe më shumë dëshirë në fushë nga futbollistët. Javën e kaluar, kampionët e Anglisë humbën derbin ndaj Mançester Junajtidin që krijoi tronditje jo të vogël. Tashmë, Siti është në vendin e dytë në Premier Ligë me 42 pikë, pesë pikë më pak se Arsenali, por që ende nuk e ka luajtur ndeshjen e kësaj jave.

Sfidanti.al