Kieza: Sa i shëmtuar viti 2022, dua të ndihmoj Juven të ngjitet ku e meriton!

Tifozët ishin të lumtur dhe e treguan gjithë kënaqësinë e tyre duke u hedhur me komente në rrjetet sociale. Rikthimi i Federiko Kiezës ishte lajmi më i mirë për Juventusin, i cili më në fund fitoi dhe u kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Italisë. Suksesi ishte 2-1 ndaj Monzës, aspak i lehtë, por gjithsesi kualifikim dhe Kieza u kthye te goli pas 378 ditëve! Një periudhë shumë e gjatë. “Viti 2022 ishte tepër i shëmtuar, – tha ai, – tani po mendoj vetëm që të stërvitem dhe të kthehem në formë. Nuk mundesha ta bëja më parë, por tani dua të ndihmoj shokët e mi”.

Sfidanti.al