Formacioni ishte pak a shumë ai i përhershmi me ndonjë ndryshim. Karlo Ançeloti i besoi shumicës së lojtarëve të tij në Kupën e Spanjës edhe pas “shuplakës” së marrë nga Barcelona në Superkupë, duke lënë jashtë ekipit vetëm të lodhurin Luka Modriç. U duk se do të ishte sërish një disfatë, kur Vijarreali kryesoi 2-0, dhe trajneri italian bëri vetëm dy zëvendësime. Ishin të qëlluara dhe sollën fitoren 3-2 ndërsa mediat spanjolle shkruajtën se përmbysja e Realit ndodhi për shkak të frymëzimit që solli Dani Sebajos. Golat nga Vinisius, Eder Militao dhe pikërish Sebajos, ndërsa Benzema këtë herë nuk qe e nevojshme të realizonte.
Sfidanti.al