A do ta shpëtojë Zaniolo “ushtarin”e Totenhemit, Antonio Konte?!

Edhe një raport pune duket se po prishet ndërsa realiteti tregon se skuadra e tij është e pafuqishme jo më për të synuar titullin, por ndoshta as për të shkuar në zonën Champions. Humbja e Totenhemit në fushën e Mançester Sitit e lë 5 pikë prapa Njukasëllit të vendit të katërt, ndërsa trajneri Antonio Konte shpreson që të bëjë diçka tani në janar. Ideja është për të marrë Nikolo Zaniolon nga Roma, i cili mund të kushtojë rreth 40-45 milionë euro, me klubin italian që nuk është kundër idesë. Gjithsesi, Roma kërkon që të ketë të drejtën për ta marrë sërish në të ardhmen, ndërsa nuk dihet nëse Zaniolo do të mjaftojë për të kthyer për mbarë fatin e Totenhemit dhe të Kontes.

Sfidanti.al