Bolti i jep 12 ditë afat bankës për t’i kthyer 12 milionë USD të vjedhura!

Në pistë ishte i paarritshëm, por edhe atij mund t’i ndodhin fatkeqësi. Një e tillë i ngjau kampionit të madh të atletikës, Usain Bolt, i cili u bë viktimë e një vjedhjeje bankare dhe tani kërcënon me gjyq. Rekordmeni botëror i garës së 100 metrave, sot 36 vjeç, i ka dhënë 10 ditë afat bankës së investimeve, ku ai kishte vendosur një pjesë të parave të veta, përndryshe ai do t’i drejtohet rrugëve ligjore. Legjenda nga Xhamajka deklaroi se ka humbur mbi 12 milionë USD, ndërsa viktima të vjedhjeve kanë mbetur edhe disa klientë të tjerë. Avokati i Boltit deklaron se ajo llogari bankare ishte krijuar për të qenë si fond për pensionin e ish-kampionit olimpik dhe botëror, dhe shton se pas grabitjes aty kishin mbetur vetëm rreth 11 000 USD.

Natyrisht, Bolti nuk do të mbetet pa të ardhura, sepse vlerësohet që ai ka një pasuri prej rreth 90 milionë USD, dhe padyshim që vazhdon të fitojë me kontratat e sponsorizimit. I cilësuar si atleti më i madh të gjitha kohëve, ai u tërhoq para 6 viteve pasi arriti çdo sukses të mundshëm në sport. Usain Bolt vendosi rekordet botërore në garat e 100 dhe 200 metrave, si dhe në garën e stafetës 4×100 metra me Xhamajkën, rekorde që janë në fuqi edhe sot. Legjenda fitoi 8 medalje të arta olimpike dhe 11 të arta në kampionatet botërore.

Sfidanti.al