Janë kampionët e Anglisë, skuadra dhe klubi që kanë pasur më shumë të ardhura në sezonin 2020-2021. Kjo del nga statistikat e botuara së fundmi me Mançester Sitin që raporton të ardhura prej 731 milionë eurosh. Vetëm për pak lihet prapa Reali i Madridit, vendi i parë i vjetshëm, që ka 714 milionë euro xhiro vjetore. Në vend të tretë është ngjitur Liverpuli që ka lënë pas Mançester Junajtidin për herë të parë që kur u krijua kjo renditje. Plot 11 nga 20 klubet e parë i përkasin Premier Ligës, me Spanjën që përfaqësohet nga Reali, Barça e Atletiko, Italinë që ka Juventusin, Interin e Milanin, si dhe janë Paris SG, Bajerni e Dortmundi.
Sfidanti.al