Garë për “Topin e Artë të valixheve” : Cili do t’ia mbathë im pari Mesi apo Ronaldo?

Si vjen puna e basteve ! Në fillim basti ishte se cili nga “pushtetarët” më të fortë të futbollit do të ndikonte më shumë në ekipin e tij të ri, Mesi tek Paris SG apo Ronaldo tek Mançester Junajted. Tani, basti ka ndryshuar kryekëput, dhe pyetja është e tillë : do të largohet më shpejt Mesi nga Franca apo Ronaldo nga Mançesteri.

Në atdheun e basteve, në Angli, janë të bindur se portugezi do të largohet nga “djajtjë” pasi trajneri gjerman Ragnik nuk po i shkon sipas muzikës Ronaldos, pasi skemat e tij më shumë e bëjnë të marrë valixhet sesa të ..numërojë golat.

Mesi në Paris edhe pse nuk është i lumtur, akoma nuk i ka thënë fjalët e frymes se fundit si Ronaldo, që tamam këto ditë, ka lëshuar bombën: “ Do ta mbani Ragnikun apo mua? “

Sfidanti.al