Eraldo Çinari ishte një nga largimet më të zhurmëshme të Partizanit në merkaton e verës, duke u transferuar në Turqi te Samsunspor, skuadër e Ligës së Parë por që pretendon ngjitjen në elitën e futbollit turk. Sidoqoftë, sulmuesi shkodran ka gjetur shumë pak hapësira te klubi nga Samsuni, ku në këtë sezon është aktivizuar në vetëm 9 takime dhe vetëm 3 prej tyre I ka luajtur titular, ndërkohë që ka luajtur në Kupë, kompeticion në të cilin ka shënuar edhe golin e vetëm me fanellën e Samsunspor.
Së fundmi, emri i tij është përfolur edhe për një rikthim te Partizani, por sipas mediave turke Çinari me shumë gjasa do të mbetet në Ligën e Parë turke. Samsunspor kërkon ta largojë edhe për faktin, sepse kërkon të lirojë vend për lojtarë të tjerë të huaj, ndërkohë që e ardhmja e sulmuesit shkodran mund të jetë te Menemenspor, ekipi që vite më parë mori nga Laçi dy lojtarë, pikërisht Gentian Selmanin dhe David Domgjonin. Interes për Çinarin ka edhe nga Balkisehirspor.
Sfidanti.al