Barçës ka ende shumë largime për të bërë përveç Kutinjos

Kalimi i brazilianit në Angli ishte një lehtësim i madh për financat në “Kamp Nou”, ndonëse presidenti Laporta nuk mund të jetë i kënaqur. Filip Kutinjo shkoi tek Aston Vila, ndërsa dëshira e madhe e Barcelonës është që të largohet qendërmbrojtësi Ymtiti, njëri nga lojtarët me rrogën më të lartë në ekip. Francezi nuk është plotësisht kundër që të ikë, por jo “derr në thes”, ndërsa deri tani vetëm Beshiktashi është interesuar për të. Po ashtu, Dembele duhet të largohet nëse nuk rinovon për të mos e humbur me parametër zero në verë. Jusuf Demir nuk mund të mbahet sepse nëse luan edhe 1 ndeshje, i aktivizohet klauzola 10 milionë euro për blerjen, diçka që klubi nuk ka mundësi ta bëjë. Po ashtu, besohet se do të largohet sulmuesi Luk de Jong.

Sfidanti.al