Arsenali vesh fanelën e bardhë në mbrojtje të viktimave në Londër!

Viti që kaloi vendosi rekordin e vrasjeve në kryeqytetin britanik në 365 ditë diçka që krijoi vërtet shqetësim të madh. Në këtë shqetësim u përfshi edhe Arsenali, klubi i Londrës, që vendosi të nxiste një kundërshti ndaj kësaj culture (e cila, padyshim që ka shkaqe shoqërore). Arsenali vendosi të pozonte me fanela të bardha, duke hequr dorë nga ngjyra e tij e kuqe tradicionale shekullore. Kjo, pasi në këtë rast e kuqja është ngjyra e gjakut. Një nismë që klubi e bën me Adidasin për të luftuar krimet me thika dhe dhunën e të rinjve. Me gjasë, në këtë periudhë krize ekonomike të krijuar nga Kovidi, janë rritur problemet në Londër, sidomos të shtresave më të varfëra, shpesh me prejardhje emigracioni, që nuk kanë mundësi të marrin arsimim dhe punësim për të qenë.

Sfidanti.al