Xheko del negativ me Kovid, por me Lacion ulet në stol!

E tillë parashikohet lëvizja e trajnerit Simone Inzagi pasi mori vesh rezultatin e tamponit të sulmuesit boshnjak. Veterani Edi Xheko mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e Superkupës ndaj Juventusit, ndërsa për Lacion le të ulet jnë herë për një herë në stol, ndërsa në repartin ofensiv priten Lautaro Martinez dhe Aleksis Sançez. Zikaltërit, kryesues të Serisë A, pritet të kenë vetëm 3 mungesa të sigurta, si të skualifikuarin Çalhanoglu dhe të sëmurët me Kovid Kordaz e Satriano, por pjesa tjetër e skuadrës është në rregull. Tifozët e Interit, por edhe trajneri Inzagi nuk e harrojnë ndeshjen e fazës së parë në fushën e Lacios, humbur 1-3, që mbetet disfata e vetme e zikaltërve këtë kampionat, ndaj edhe duan që ta lenë prapa me një fitore.

Formacioni: Handanoviç, Shkriniar, De Vraj, Bastoni, Damfris, Vidal, Brozoviç, Barela, Perishiç, Sançez, Lautaro.

Sfidanti.al