Nuk mund të luajë ditën e nesërme, sepse trajneri nuk ka ndërmend të rrezikojë shëndetin e tij, por do ta bëjë shpejt daljen në fushë. Ansu Fati do të jetë në ekipin e Barcelonës për ndeshjen e Superkupës së Spanjës kundër Atletikos së Madridit, ndërsa për sfidën e nesërme në La Liga në fushën e Granadës, do të jetë sërish pushim. Trajneri Ksavi Hernandez është i sigurt se Ansu do të jetë javën që vjen në Arabinë Saudite, në Superkupë. “Ai është mirë, por nuk dua të ndërmarr asnjë rrezik, – tha tekniku, – është një profesionist i madh, ndoshta mund t’i kishim dhënë disa minuta nesër, por nuk do ta bëjmë”.
Sfidanti.al