Nuk dihet nëse do të arrijë ta marrë Harri Kejnin, por edhe nuk dëshiron që të presë gjatë. Pep Guardiolës, pavarësisht sesa mirë po i ecën ekipi, i duhet një sulmues “race” dhe lajmet janë që ai ka ka vënë sytë jo edhe aq Robert Levandovskit që është 33 vjeç, por Erling Halandit që është vetëm 21. Sulmuesi norvegjez pritet të largohet këtë verë nga Dortmundi dhe klauzola e tij nuk besohet se do të jetë më shumë se 80 milionë euro, një shifër mjaft e përballueshme për Mançester Sitin. Natyrisht, Halandi është lojtar që e pëlqen Reali dhe Barcelona, ndaj nuk dihet sesi do të përfundojë ky konkurrim.
Sfidanti.al