Superylli portugez thuhet se nuk është aspak i bindur me trajnerin e ri dhe nuk ka besim se ai do të krijojë një ekip ku ai të shënojë dhe të arrihen fitoret. Mediat britanike shkruajnë se Kristiano Ronaldo e ka lidhur vazhdimin e tij tek Mançester Junajtidi me qendrimin e Ralf Rangnikut në stol. Lajmet janë që ai mund të largohet verën e ardhshme, ndonëse kontrata vlen deri në 2023. Me ardhjen e teknikut gjerman, CR7 po shënon më pak se përpara sesa skema ka ndryshuar. Ronaldo thotë se Rangniku nuk arrin t’ia marrë më të mirën, por ka një shpresë sepse në “Old Traford” nuk besohet se do ta mbajnë gjermanin si trajner përtej verës së ardhshme. Ronaldo luajti për Junajtidin, e pastaj shkoi tek Reali e Juventusi, dhe pati shpresë për sukses, por kjo gjë nuk po ndodh.
Sfidanti.al