Kontrata e sulmuesit kryesor të botës përfundon në verën e vitit 2023, pra tek Bajerni kanë një problem. Robert Levandovski, duket se pas kaq shumë arritjeve, do të dëshirojë të provojë diçka të re në karrierë ndërsa mbush 33 vjeç. Sipas mediave bavareze, interesimi për yllin polak është nga Anglia, konkretisht nga Liverpuli, Siti dhe Çelsi, ndërsa kartoni nuk besohet se do të kushtonte shumë nëse do të vinte puna për transferim në verë, me vetëm 1 vit kontratë të mbetur. Levandovski do të kishte dashur Spanjën, Realin apo Barcelonën, por duket se kjo dëshirë mund të mos i plotësohet për arsye të ndryshme. Jurgen Klopi dhe Pep Guardiola kanë punuar me polakun, por edhe Tomas Tuheli do të ishte një trajner shumë i përshtatshëm.
Sfidanti.al