Kutinjo huazohet tek Aston Vila, Xherrardi i do kartonin në verë!

Natyrisht nuk do të paguajë ndonjë shumë të madhe kur të vijë dita, dhe klubi anglez e ka menduar siç duhet. Një nga operacionet më të vështira të transferimit në futboll ndodhi sot me Filip Kutinjon që u largua nga Barcelona për tek Aston Vila. Ish-shoku i tij tek Liverpulit, Stiven Xherrardit, sot trajner në “Vila Park” ka vendosur bast tek mesfushori sulmues brazilian se do të kthehet siç ishte dikur. Për momentin është huazim 6-mujor me të drejtë blerje të kartonit në verë. Ishte Xherrardi që luajti rolin vendimtar në vendimin e marrë nga Kutinjos, ndërsa katalanasit do të shpëtojnë nga rroga e tij. Edhe klube të tjerë në Angli e donin brazilianin, që vendosi të provonte fatin në “Vila Park”.

Sfidanti.al