Vinicius, xhevahiri 100 milionësh i Realit të Madridit

Rinovimi i kontratës së Vinicius Junior është një nga shqetësimet më të mëdha të tifozëve të Real Madrid, duke qenë se marrëveshja e tij aktuale skadon në vitin 2024, ndërkohë që klubi madrilène kërkon ta largojë nga fokusi I merkatos së dimrit, për ta mbajtur futbollistin të përqendruar në pjesën e mbetur të sezonit. Numri 20 është premtues, me 12 gola, duke e bërë atë golashënuesin e dytë më të mirë në skuadër, si dhe asistuesin më efikas me nëntë dhe të katërtin me më shumë minuta të luajtura, 2049.

Veç të tjerave, Real Madridi është gjithashtu i fokusuar diku tjetër, në çështje që kërkojnë vëmendje të menjëhershme, si Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, madje ky i fundit po shkakton më shumë pesimizëm, pasi e ka bashkuar skuadrën nga Madridi me konkurrentë shumë të fortë. Një dyshim tjetër është bilanci i buxhetit, që do të thotë se një rritje pagash për Vinicius para përfundimit të këtij sezoni nuk do të ishte ideale për klubin. Megjithatë, tashmë flitet për një futbollist, të cilit I është dyfishuar vlera e kartonit, nga 50 në 100 milionë euro, duke e vendosur atë si lojtarin e tretë më të vlefshëm në botë.

Sfidanti.al