Igli Tare dështoi me Hysaj tek Lacio, po me ..Edi Rejën tek Shqipëria

E kishim bekuar si “mekën” e shqiptarëve Lacion në Serinë A, por ajo po ndodh me Elsaid Hysajn , vetëm pas pak muajsh, vërteton se fati nuk është i përbashkët për të gjithë llojin. Nëse kjo ndodh me të vërtetë dhe Hysaj do të shkojë atje ku përflitet, pra tek Atetiko e Simeones në Spanjës, do të jetë një bast i humbur edhe për drejtorin Igli Tare. Dhe më prapësia : Tare nuk ka dështuar në gjueti me futbollistët proletarë nga Shqipëria, në rastin konkret bash me kapitenin!

Por, ka një fakt kundërshtues, nga ata që i përkasin prapaskenës, i cili zbulon se nëse Tare ka hedhur një hap prapa me Hysajn tek Lacio, në një vepër tjetër “shkuesie” ka dalë i fituar dhe po mbijeton. Edhe trajneri Edi Reja , kur zbarkoi në filllim në Tiranë, ku më shpejt u hapën dyert e kryeministrisë se sa të FSHF-së, nuk ishte as më pak e as më shumë, një i rekomanduar nga një shqiptar jo i zakonshëm i Italisë, drejtori Igli Tare.

Dhe kjo histori me Taren rekomandues “talentesh” dhe fatin e kundërt të trajnerit dhe kapitenit , bëhet edhe më intriguese, edhe më shqiptare , kur dy personazhet e Kombëtares e duan njeri tjetrin si me pahir. Hysaj në Kombëtare u shpall si lojtari që kishte gabuar më shumë gjate sezonit , kurse për Rejën nuk numerohen gabimet , por edhe pse flitet se ka bërë gati valixhet, vendimi bëhet delikat sepse Edi Italian u bekua në fillim nga Edi shqiptar dhe jo nga “mbreti” i topit të shfryrë., që do ta kishte hequr me kohë…

Sfidanti.al