Gavi, Guardiola kërkon profesionistin më të ri të futbollit

Duke shfrytëzuar edhe ngërçin financiar të Barcelonës, Manchester City raportohet se është i interesuar të bëjë një lëvizje për Gavin, talentin e katalanasve. Futbollisti 17 vjeçar ka një klauzolë lirimi prej 42 milionë paundësh, në marrëveshjen e tij aktuale me gjigantët katalanas, e cila zgjat deri në verën e vitit 2023. Ndërkohë që Barcelona mund të detyrohet ta shesë atë nëse bëhet një ofertë e përshtatshme, ose klauzola e lirimit të tij plotësohet, duke ndihmuar në borxhin e tyre të madh gati 1 miliardësh.
Pasi u afrua nga akademia e Barcelonës në vitin 2015, kur ishte vetëm 11 vjeç, ai nënshkroi kontratën e tij të parë si profesionist në shtator 2020, përpara se të promovohej në ekipin e parë vitin pasardhës. Ndërkohë që Gavi vlerësohet shumë nga Xavi, i cili i ka dhënë shumë minuta që nga kthimi në Barcelonë, tashmë në rolin e trajnerit. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të Pep Guardiolës, Gavi duket I lumtur tek Barcelona, aq më shumë që luan përkrah dy të rinjve të tjerë premtues, si Pedri dhe Ansu Fati.

Sfidanti.al