Messi e meriton trofeun e Kupës së Botës dhe shpresoj ta fitojë që të flejë i qetë”, kështu thotë Del Potro.
Tenisti argjentinas, Juan Martín del Potro, shpreson që bashkëkombësi i tij, Lionel Messi, ta ngritë në qiell trofeun e Kupës së Botës në Rusi, titulli i vetëm që i mungon në sirtar magjikut 30 vjeçar, i cili ka fituar gjithçka që është e mundur në karrierën e një futbollisti, qoftë çmime individuale, apo ekipore.
“Messi është lojtar i veçantë, është më i miri në botë që një kohë të gjatë”, u shpreh Del Potro.
“Mendoj se edhe ai e ndjen se i duhet ajo Kupë që të flejë i qetë, siç ndodhi në Davis Cup, që nuk e kishim fituar kurrë”.
“Shpresoj se këtë vit do të triumfojmë në Rusi. E di se ai vuan dhe e meriton këtë trofe”, deklaroi Del Potro.
Argjentina gjendet në Grupin D me Kroacinë, Islandën dhe Nigerinë.
Ndeshjen e parë në Botëror Argjentina dhe Messi e zhvillojnë me 16 qershor kundër Islandës, ndeshja e dytë do të jetë me 21 qershor kundër Kroacisë, kurse fazën e grupeve Argjentina e mbyllë me sfidën kundër Nigerisë, që do të zhvillohet me 26 qershor.