Edhe Sër Aleks Fergusoni kundër Solskjerit për Ronaldon!

Gjatë gjithë kësaj kohe të gjatë që pas largimit, është treguar tepër i kujdesshëm, duke mos folur e komentuar për skuadrën, e duke i qendruar asaj larg. Sër Aleks Fergusoni ka qenë një shembull që nga viti 2013 sesi duhet të sillet një legjendë e futbollit, por edhe një njeri i tillë mund t’i lejojë vetes komente që mund të quhen “polemika”. Natyrisht, skocezi 79-vjeçar ka folur në mënyrë private me ish-kampionin e madh të arteve të përziera marciale, Habib Nurmagomedov, ndërsa i ka thënë atij se “ju duhet ta nisni ndeshjen gjithmonë me lojtarët më të mirë”. Fjala ishte për Kristiano Ronaldon, që u la në stol nga trajneri Ole Gunar Solskjer, dhe që hyri në pjesën e dytë në ndeshjen e Premier Ligës ndaj Evertonit. Ndeshja në fund doli barazim 1-1 dhe në media pati kritika për Solskjerin, ndërsa Ronaldo doli nga fusha tepër i zemëruar.

Sfidanti.al