Parashikimet janë të tjera, që Zizuja të marrë drejtimin e kombëtares së Francës vitin e ardhshëm, por për ish-yllin e futbollit italian do të ndodhë ndryshe. Antonio Kasano thotë se Zinedin Zidan, sipas gjykimit të tij, do të zëvendësojë Maurisio Poçetinon në stolin e Paris SG. “Poçetino do të ketë jetë të shkurtër në Paris, – thotë italiani, – ka qenë lojtar shumë i mirë dhe njeri i respektuar, por nuk bën fare taktikë ndërsa lojtarët e kërkojnë këtë gjë. Më thonë se u kërkon këshilla lojtarëve sesi të jetë skema e ekipit, nuk mund ta besoj këtë gjë”. Për Kasanon, ish-lojtar i Romës, Interit dhe Realit, problemi i Poçetinos është që nuk ka stërvitur kurrë kampionë të mëdhenj dhe tani e ka problem me Mesin, Mbapenë e Nejmarin.
Sfidanti.al