E besoni Guardiolën? Ne nuk jemi keq, por Liverpuli është fantastik

Mançester Siti në ndeshjen e fundit të këtij në Premier Ligë mundi 3-1 Sauthemptonin, por vazhdon që të qëndrojë shtatë pikë prapa Liverpulit të vendit të parë që ka 52 pikë.
“Nëse një ekip arrin të grumbullojë 100 pikë më një sezon, ndërkohë që mbas mbarimit të gjysmës së kampionatit ai ka 45 pikë, pra aq sa kemi ne, kjo nuk është keq. Por, problemi qëndron te fakti se Liverpuli është fantastik dhe tani ai ndodhet në top formë, ndoshta ai është ekipi më i mirë në Evropë dhe pse jo edhe në botë”, deklaroi trajneri i Sitit, Pep Guardiola.
Sfidanti.al