Solskjeri hyn në historinë e Premier Ligës! Askush se ka bërë para tij!

Mançester Junajtudi e mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2018, duke mundur 4-1 Bornmauthin në “Old Trafford” në ndeshjen e fundit të Premier Ligës për këtë vit. Fantastik në këtë ndeshje ishte mesfushori Pol Pogba që shënoi dy gola dhe dha një asist golash. Nën drejtimin e trajnerit norvegjez, Ole Solskjer, që pasoi në këtë detyrë Zhoze Murinjon e shkarkuar, Junajtidi me të vërtetë ka rilindur, duke arritu në tri ndeshje tri fiore me golaverazhin 12:3.
Që tani duket qartë se sjellja e Solskjerit në stolin e drejtimit të “djajve të kuq” ishte një veprim shumë i gjetur i kryesisë së Junajtidit. Interesant është fakti se në historinë e Premier Ligës asnjë trajner më parë në tre ndeshjet e para në krye të një ekipi nuk ka arritur që ky i fundit të shënoi më shumë se 10 gola.
Sfidanti.al