Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo e shënuan edhe vitin 2018 si vit të tyre, megjithëse “Topin e artë” nuk e mori asnjeri prej tyre.
Mesi me Barcelonën në Spanjë fitoi dy trofe dhe sezonin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë në Evropë. Kristiano Ronaldo, nga ana tjetër, e udhëhoqi Realin e Madridit drejt titullit të tretë në Ligën e Kampioneve, duke qenë edhe golashënuesi i padiskutueshëm më i mirë në klubin e tij.
Rrugët e tyre u ndanë, qëkur Ronaldo iku nga Spanja në Itali, por ata të dy vazhduan që t’i mbushin rrjetat e portave kundërshtare plot me gola. Duket si disi e pazakontë, por të dy futbollistët brenda një viti të dy së bashkë kanë shënuar fiks 100 gola!
Sidoqoftë, ylli i Barcelonës ka më pak epërsi, pasi Mesi me bluzën e Barcelonës dhe atë të përfaqësueses argjentinase ka shënuar 51 gola, ndërsa Ronaldo ka arritur deri te shifra 49 gola, duke luajtur për Realin, Juventusin dhe Portugalinë.
Sfidanti.al