Hajde , po paguajmë 25 milionë euro, po a është gati Hadson Odon

Bajerni i Mynihnut ka dërguar një ofertë prej 15 milionë eurosh plus disa bonuse për mesfushorin ofensiv super të talentuar të Çelsit, Kalum Hadson Odon, por “blutë” kërkojnë për të të paktën 25 milionë euro. Klubi bavarez nisi të interesohej që verën e kaluar për këtë futbollist të ri më të ardhme, kontrata e të cilin me Çelsin përfundon në verën e vitit 2020. Në fakt, hapësirë loje për këtë futbollist të ri të talentuar te Çelsi nuk ka, kështu që edhe ai vetë ka shprehur dëshirën që të largohet nga Londra. Ai ka shprehur dëshirën që të shkojë në “Alianc Arena” të Mynihut.
Mediumnet angleze shkruajnë se për këtë lojtar të ri është e interesuar edhe Borusia e Dortmundit, kështu që gara për këtë lojtar mund të bëhet ndërgjermane.
Hadson Odon gjatë këtij sezoni ka luajtur në katër ndeshje të Ligës së Evropës, në dy prej të cilave që në fillim të ndeshjes. Sidoqoftë, trajneri i Çelsit, Maurisio Sari, thotë se ai nuk është i sigurt, nëse ky futbollist është gati që të luajë në Premier Ligë.
Sfidanti.al