Lorente nuk dorëzohhet, shfaqet te dera e hyrjes së Gallatasarajit

Ka shumë mundësi që veterani Fernando Lorente, që janarin e ardhshëm, të bëhet lojtar i Gallatasarajit turk. Thuhet se, sa u përket kushteve personale, ai tanimë ka rënë dakord më këtë klub stambollas, kështu që tani mungon vetëm marrëveshja mes të dy klubeve, duke pasur parasysh se ky golashënues bask ka edhe gjashtë muaj nga kontrata me Totenhemin.
Ky ish-sulmues i Atletikos së Bilbaos, Seviljes dhe Juventusit gjatë këtij sezoni ka luajtur gjithsej në gjashtë ndeshje, ndërkohë që trajneri i Totenhemit, Pocetino, nuk e ka atë në plan të parë, kështu që ia ka hapur derën e daljes, ndëse në horizont do të duket ndonjë transferim i favorshëm nga ana financiare.
Trajneri i Gallatasarajit, Fatih Terim, e konsideron Lorenten si një pasardhës të mirë të Bafetembi Gomisit, me qëllim që të konkurrojë për titullin e kampionit të vendit me Bashakshehirin. Gallatasaraji ndërkohë do të konkurrojë edhe në fazën nokaut të Ligës së Evropës, ku ky ekip turk do të ketë përballë Benfikën në duelin prej dy ndeshjesh në shkurt 2019.
Sfidanti.al