Dibala e bën Alegrin të besojë Championsin, gola dhe udhëheqje nga “10”-ta!

E quajnë pa hezituar aspak si lojtari më i mirë i Serisë A. Paulo Dibala është vetë futbolli, thoshtë me të drejtë presidenti i mëparshëm i tij, Mauricio Xamparini, dhe ai po e vërteton çdo ditë. Me 6 gola në 3 ndeshje dhe me rolin udhëheqës në fushë argjentinasi po i bën jo vetëm tifozët, por edhe trajnerin e qetë Alegri që të besojë se më në fund Championsi mund të fitohet. “Një ditë e paharrueshme, – tha numri 10, pas tregolëshit në fushën e Xhenoas, në “Marasi” të Gjenovës, – jam i lumtur me mënyrën sesi po luaj, ndërsa mirëpres edhe kritikat që më nxisin për të qenë edhe më mirë”.

“Kënaqu me spektaklin tënd dhe na kënaq”, ishte mesazhi i Alesandro Del Pieros për Dibalën, që tani ka 50 gola në Serinë A (34 me Juven). Alegri e vendos liderin e tij të ri pas sulmuesit kryesor dhe kjo e ndihmon të organizojë lojën dhe të shënojë. Penalltitë, besohet, do t’i gjuajë të gjitha ai, po ashtu shumë nga goditjet e dënimit. Barcelona, ndoshta, është mërzitur shumë që nuk arriti ta merrte.

Sfidanti.al