Pas nënshkrimit me talentin 19-vjeçar të Rene, Leslej Ugoçukvu, “blutë” e Çelsi, nuk janë ndalur dhe ditën e sotme kanë arritur akordin me një tjetër “yll” të kampionatit francez të futbollit, Ligue 1.
Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e Monako, Aksel Disasi, për të cilin nuk interesoheshin vetëm “blutë” e Londrës, por edhe “djajtë e kuq” të Mançester Junajtid, mirëpo Çelsi duket se ka qenë qëllimi kryesor i 24-vjeçarit. Për shërbimet e tij, “gjigandët” e Premier Ligës pritet të derdhin në arkat e “princëve” francezë mbi 45 milionë euro dhe javën e ardhshme pritet të vijë dhe zyrtarizimi me një prej lojtarëve më të mirë të Ligue 1.
sfidanti.al