Prej qershorit pas skuadër, De Gea në “fokusin” e sauditëve

Pas 12 sezonesh, pjesë e “djajve të kuq” të Mançester Junajtid, “gardiani” spanjoll, David de Gea u largua nga “Olld Traford”, më 30 qershor të këtij viti, pas përfundimit të kontratës me “gjigandët” anglezë.

Tashmë, 32-vjeçari “iberik” është në kërkim të një “aventure” të re dhe ish-portieri i United ka marrë dy oferta të konsiderueshme nga Arabia Saudite. Për shërbimet e De Gea u interesuan gjithashtu dhe “bavarezët” e Bajern Mynih, mirëpo problem u bë paga e lartë e lojtarit e për këtë arsye kampionët gjermanë janë pranë nisjes së negociatave, me portierin e Brentford, David Raja.

 

sfidanti.al