Kristiano Ronaldo që, gjatë kësaj vere, erdhi papritur nga Reali i Madridit te Juventusi, është lojtari më i paguar në Itali me një pagë prej 31 milionë eurosh më vit, por, deri tani, në tre ndeshjet e para të Serisë A ai nuk e po e gjen dot rrugën drejt rrjetës së portës kundërshtare. Ai ka gjuajtur 23 herë në drejtim të portës së kundërshtarit, por nuk ka shënuar asnjë gol dhe ai ështe i vetmi me këtë tregues në pesë ligat më të forta të Evropës. Për fat, Juvja në të tria ndeshjet ka shënuar fitore, kështu që presioni mbi futbollistin portugez nuk është edhe aq i madh, por, sidoqoftë, është i pranishëm.
Federiko Bernardeski u vu në mbrojtje të bashkëlojtarit të tij, duke vënë në dukje se ai ka bindjen se shumë shpejt Ronaldo do të fillojë të shënojë gola, madje aq shumë, saqë njerëzit do të fillojë të lutën që ai të ndalojë!
Sfidanti.al